>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Kanuni Shqipnjë

Ja është duke ardhur,
veshura me më të bukurën e bukurisë,
shikjoni Posalindurën e Europës,
mbretereshën e përsosur.
*
I thojnë Dardania, Dardani ilire,
xhamadan, besë e nder,
pagëzojnë martirë, shumë herë me gjak e larë,
pohojnë vendi i plisit e djepi Shqiptar.
*
Kërkoni të takoheni me lashtësinë,
burrat e burrneshat e namit,
nga zemra do ofrojnë miqësi për miqtë,
derë hapur do ju mirëpresin.
*
Kjo nuk është prozë poetike, poezi o koncert bohemian,
fabul, roman o tregim trimërie,
është vetë jeta, tradita shqiptare,
kanuni udhëzon konaku I hapur të mirëpret mysafirin.
*
Çiltërsinë e mirëseardhjes, nderin e palëkundur,
gotën e mbushur me dashuri e besim,
fole tek oxhaku ShqipNjë prore do të keni,
besim do gjeni në gjirin e ngrohtë Arbnor.