>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Pas Kohës

PAS KOHËS!

...një ditë do dëgjoni e lexoni
urtaku iki në amshim
ndaluni një çast, moment të vetëm
kujtoni Bohemin e Qytetit
dashnorin e të mirës, thjeshtësisë
modestin në jetë
pendën vendosni në bojë shkrimi
gjeni foto të rastit
u prehtë në paqe i yni mik, pasionant i shkronjave shqipnjë.
*
Ata, qeveritarët të thirrurit e shoqërisë
më kanë anashkaluar e bezdisur qetësinë
kurban kjofshin mosdijes, diskriminimit e varfërisë së sjelljes.
*
Jeta vazhdon, poezitë shkruhen
orëve letrare shpërndahen
lexohen me kërshëri
aty, mes vargjeve hijen time do e gjeni.
*
Mirëpritur nga Lidhja, Kroi i Shadervanit
ndaluni tek Ura e Gurit
një varg, vetëm një varg recitoni
puhiza e lumit do shoqëron në banesën time të fundit.
*
I qetë do prehem, në hak askujt nuk kam hyrë
nevojtarit bukën nuk kam ngrënë
kavanozëve të qelqtë të partisë, pasanikëve të rinj
tyrani kurrë nuk është nënshtruar.
*
Përjetësinë kam gjetur fal shkronjtarëve të vërtetë
jetësuar në olimpin e dijes
zenitin e moshës
vargjet derdhen përtej horizonteve të paimagjinueshme
aty do jem, në vendin më të përkryer të Burimit.

Tyran Prizren Spahiu
V.P. KORIFEU I ARTIT
Besoj se vlen të lexohet dhe vlerësohet!