Tyran Prizren Spahiu
Bujari Lexoi
(deklarata kushtetuese)
Koha e ujqërve lugetërve të natës
Trokiti pamëshirshëm në portën e vuajtur
Ata ardhur nga ''askundi'' banorët e stepës
Gjynjëzuan mëmëdheun tonë me helm e vrerë.
Zëri i Tij burrëror derdhi historinë
Populli bërë sy e vesh nuk lëkundet
U shtang natyra u dridhën malet
Akti madhor rrugëtoi në tërë shqiptarinë.
Ishin kohërat e damkosura kërcënuese
Ata shtrinin hakmarrjen në gjirin familjar
Qëndroi besnik idealeve shtetror
Deputeti lexoi deklaratën e parë kushtetuese.
Mbyllur në vetmin e vet-kështjellës
Enden mendimet për bukurinë mëmëdhe
Brengosur është ç’do ndodhë me këtë krijesë
Derdhi rininë për të bekuarën atdhe.
Bujari heshtur noton në qytetin e lashtësisë
Mbërthyer kanë klithmat e ardhmërisë
Me përbi ndjenjat sytë frikë shpalosin
Çaste këto kolosale për burrështetasin.

Komente 0