Tyran Prizren Spahiu
Ndodhi Atdheu
Atdheu i dashur ndëgjo tregimin e rrëfyesit
Aspak të stolisur ndërtuar me mund e gjak
Mishëruar në ty brezat shkrepur kanë barut e plumb
Vatrat ngelën pa burra shtretërit u dhunuan.
Janë lotët e vajtimit jo ato të kënaqësisë
Zhdukur zverdhur kalbur kufomat kujtojnë mizorinë
Lojërat e përgjakshme në pragun vatrën tonë ndodhin
Beteja fton kërkon martir lum të kuq që rrjedhë.
Dielli sërish lind tenton zymtësinë të na largon
Rilind natyra afshin ndaj atdheut të na begaton
Pendarët heret sjellin freskinë
Humbur janë ndjenjat rrjepur është kënaqësia.
Me mijëra vargje janë të shkruara me pendë-kuq
Tregojnë storje vuajtjesh ëndrrash mundime shpirtërore
Kalitur ndër shekuj kurrë e dorëzuar
Për këtë tokë të bekuar qëndisur me besnikëri.
Hapen portat e qiellit ndëgjohen tingujt më madhështor
Rrëmbyer kanë armët ballë janë dalë kushtrimit
Shpirti i sakrificës derdhet në të shenjtin altar
Burimin e përjetësisë vaditur me gjak-atdheu.

vargje poetike VI
kalldrëma
kalldrëma
Komente 0