>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Poezia, Deti Dhe Unë

Qëndroj në kovertën e anijes së kënaqësisë
Valët përplasen dhe frikëuar largohen
Zhytur janë në thellësi imagjinare
Bota e peshkut larguar është nga poezia.

Xheloz në fjalët e shkruara
Presin muzgun errësirën e natës
Duhet marr frymë jemi të rënduar
Lartë mbretëron madhështia thurur në vargjet e bukura.

Akuzuar jam nga bota ujore
Dërguar kanë porosinë të largohen shkronjat
I përgjumur thërras krijesat e thellësive
Ejani me poezinë të jehon filharmonia.

Horizonti i gjërëm zgjuar është nga gjumi
Qielli i kuqrremtë zgjon kërshërinë
Ç ‘është kjo ndëgjo janë tingujt e qiellit
Gërshetuar në dy botëra ujore dhe ate të poezisë.

Koverta qetësohet puhiza thotë eja
Le të derdhet bukuria enden strofat
Kënaqur vrapojnë emocionet
Në oqeanin e gjërë Unë Krijesat dhe Poezia.
vargje poetike VII
jetëshkrimi burimor