>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Nuk Kam Kohë

...janë vitet këto që gjasojnë njëri tjetrit
Përsëriten në të njejtën kohë në vazhdim
Numroj moshën kaluarën rrudhat
Troket pandërprerë ora në trupin tim.

Përcjelli stinët nuk presin lundërojnë
Unë në kozmos jam vetëm një çast
Më lejoni të shikjoj jetën kënaqem me botën
Në prapavijë shkronjat garojnë duhet lënë poezi pas.

Kohë nuk kam të humbas pa mëshirë
Në jetë të çoroditur fjalë pa kuptim
Me biseda shterpe të begatoj ditën e gjorë
Veshur i llastuar i humbur në jetëgjatësi të endem.

Bërtas më zë të lartë të ndëgjojnë
Them qetësinë më leni kohën e mbarë
Rruga ime e shkurtër shumë më mundon
Iki heshtur me vetmin se duhet shkruar.

Kaluara më akuzon thotë mjeran ç’bëre
Hapësira frymëmarrje e ngushtuar më padit
Thojnë ti servil i pandërgjegjshëm humb pareshtur
Më të çmuarën e syve dritën poetik.
vargje poetike VIII