>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Zëri I Shqiptarit

Janë stuhit e ballkanit ato të çmendurit
mbledhur janë njerëzit të hunit e t’konopit
daulleve t’luftës së ndyt bien rrogtarët e partive
kumarxhitë, mend sëmurit luftojnë për pasuri
o ju kopuka t’mallkum dëgjoni zanin e popullit
qofshit pa brez ju të nderuarit e rrugës
digjoni o ju gjakatar fëlliqësirat mos harroni
unë po ju thom këto, jam shqiptari i trojeve etnike.
*
Kur t’ju godet dora, grushti i t’Madhit Perëndi
askund nuk muni me ik kërkund vend nuk do gjeni
a po shihni rininë e shqiptarisë para tyre do dilni
jon bo burra, jo kopuka si ju, pa edukatë pa shkollë.
*
Betohem unë zani i shqiptarit le të dëgjoj bota
nuk ka mo ilir të dëgjueshëm servile këto harroni
as kurrë nuk ka pas ju të shkërdhyer keni imagjinue
jemi pellazg ilir në shtetin tonë dardan.
*
Këtu jemi den-baba-den do rim deri në kijamet
këqyre hartën, taulantët, dalmatët, liburnët, janë tonët
osht krejt tokë shqiptarie bekuar nga Perëndia.
*
Mbledhun jemi, kemi miqtë
zgjue osht Arbëria, Albani i Malësisë kushtrimi jehon
burrneshat shqipe kan rok armët gratë marshojnë
nonat, motrat tona, burrneshat e bekuara
dëgjoni si luftojnë, dridhen t'gjithë ardhacakët
ata kurr mo nuk do shkelin tokën tonë t' shqiptarisë.