>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Ndiej

Pranverën e hershme në kështjellën time
Më lejo të të shijoj si bleta nektarin
Natyra e buzëqeshur më ëndje na shikjon
A sheh- përshëndet krijesat madhështore.

Ekstaza hynë nga dritarja e hapur
Pasuron ndjesinë time të zjarrtë
Duart kërkojnë pjesët e ndieshme
Notojnë egërsisht në ujëvaren trupor.

Flakëruar zërat e epshit klithin
Melodinë e përkryer të femrës së butë
Hedhin vallen ofshamat në dhomë
Dritëzat e diellit lakmojnë ndodhin.

Buzët e tua të lagshta kërkojnë shfrenim
Dridhet ajri fryma i mungon
Gjendur mes zjarrit dhe afshit të pashoq
Dorëzohemi tingujve të etjes së pashuar.

Gërthitjet ankthi mbuluar janë
Pasioni derdhet në oqeanin e trazuar
Jetësuar nën nxehtësinë e shkrirjes
Dorëzohemi sërish ditës së lindur refren.
Vargje poetike VII
Jetëshkrimi burimor