Tyran Prizren Spahiu
Pasioni
Zgjuar
sytë enden në kaltërsinë e qiellit
veshur në të bardhë
shoh siluetën në vallëzimin e zjarrtë,
zbritur nga engjëjt shkallëve të ajrit
në shtegun vetëm për vashëzën
quajnë qupëza magjistare
përcjellur nga yjëzat e kuqrremtë.
*
Posi flutura lehtë
zbarkon ofshamën në supin tim
mbuluar me ngrohtësi
humbur janë fjalët
përqafuar nga ndjenjat e panjohur
frymoj erë ekstazë
thotë më merr të shijoj
pasionin e burrit shqiptar,
u derdhëm
posi valët e trazuar të detit
tek laguna në strehën e pushimit
shtrirë agimi ringjalli dashnorët.
sytë enden në kaltërsinë e qiellit
veshur në të bardhë
shoh siluetën në vallëzimin e zjarrtë,
zbritur nga engjëjt shkallëve të ajrit
në shtegun vetëm për vashëzën
quajnë qupëza magjistare
përcjellur nga yjëzat e kuqrremtë.
*
Posi flutura lehtë
zbarkon ofshamën në supin tim
mbuluar me ngrohtësi
humbur janë fjalët
përqafuar nga ndjenjat e panjohur
frymoj erë ekstazë
thotë më merr të shijoj
pasionin e burrit shqiptar,
u derdhëm
posi valët e trazuar të detit
tek laguna në strehën e pushimit
shtrirë agimi ringjalli dashnorët.
vargje poetike
Bohemi
Bohemi
Komente 0