>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Pangopuri

Ishte koha e durimit edhe qëndresës
Të gjithë besonim dhe shpresonim
Premtimet ishin marramendëse
Parashikimet më se të arsyeshme.

Besimi sundoi dhe më drejtoi
Pritja është dashur ta ketë vlerën e vetë
Nuk vërejta buzëqeshjen mashtruese
Në grimasat e sakatosura.

Kishte tipare dinake
I fshehtë dhe i shkathët
Shfrytëzoi momentumin
E firmosa letrën.

Ofiqari i zhveshur nga dinjiteti
Fshehur nën petkun e ligjit
Finoku dhe hileqari
Tokën e gllabëroi.

Frika nga i Madhi
Është iks i panjohur per të
Fjalët dhe orvatjet e mia
Mbetën dëshira të kota.

tyram j spahiu