>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Respekto

Respekto të Kaluarën Për Të Pasur Të Ardhmen

Nga largësitë e thella hapsinore
Bashkuar me një qëllim
Pishtarët e etnive
Në trojet e lashta ballkane.

Ata janë të përkushtuar
Për ndjesi dhe dashuri
Thirren në historinë e trojeve
Përqafojnë më të bukurën.

Ardhmëria si realitet
Për ta vizion i kapshëm
Derdhen fjalët dhe dëshirat
E të rinjëve ballkanas.

Dora e fatit e vëllazërisë
Gërshetuar në jetë-vepër sublime
Urojmë bashkim dhe frymëzim
Entuziastëve të tolerances..

Bukuria i begaton
Mençuria i dekoron
Vullneti i madhë do mbijetojë
Duke stolisur të rinjtë.