Tyran Prizren Spahiu
Rinia E Vonuar
Era si valët e detit dashuron
Mistikën e shetitores pranë
Buzëqeshjet brohoritjet pasqyrojnë
Zhurmën plagën e qetësisë tonë.
Dashnorët syri përcjell me kërshëri
Veshur bukur shumë-ngjyrësh
Ofshamat derdhen eh- kjo rini
Si llamba dritëzojnë rreth nesh.
Më poshtë tek ura Nalet e dëshirës
Dryrët janë lidh betimi shtrohet
Janë barkë-mëdhenjtë rrudhosurit e moshës
Rinia e humbur tentojnë të rikthehet.
Ngopur në qabaptoren e afërt
Djersitur erë e rëndë alkoholi
Folurit spërkasin me pështymë të fëlliqët
Në largësi ndihet kundërmimi.
Ngritet nga karriga veshur në ‘kokole’ me zip të hapur
Freskuese era sjell djersë aromë e rëndë
Qeshurit komik ngacmon i dehur
Ulur kokën Zonja ec hijerëndë.
Mistikën e shetitores pranë
Buzëqeshjet brohoritjet pasqyrojnë
Zhurmën plagën e qetësisë tonë.
Dashnorët syri përcjell me kërshëri
Veshur bukur shumë-ngjyrësh
Ofshamat derdhen eh- kjo rini
Si llamba dritëzojnë rreth nesh.
Më poshtë tek ura Nalet e dëshirës
Dryrët janë lidh betimi shtrohet
Janë barkë-mëdhenjtë rrudhosurit e moshës
Rinia e humbur tentojnë të rikthehet.
Ngopur në qabaptoren e afërt
Djersitur erë e rëndë alkoholi
Folurit spërkasin me pështymë të fëlliqët
Në largësi ndihet kundërmimi.
Ngritet nga karriga veshur në ‘kokole’ me zip të hapur
Freskuese era sjell djersë aromë e rëndë
Qeshurit komik ngacmon i dehur
Ulur kokën Zonja ec hijerëndë.
vargje poetike VII
shadervani
shadervani
Komente 0