>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Shpalos

Gurëzit në xhep
Tingëllonin çuditshëm
Goditën dritën e parë
Mbi ulësen tonë.

Errësira e gjelbër
Në këndin e parkut
Kujton freskinë
E dashurisë virgjër.

Shijuam puthjet e para
Prekjet dhe eksitimet
Ngjallnin lëvizje shpirtërore
Ndjenja të pazakonshme.

U thanë fjalët e para
Betimet dhe qortimet
Aty lindi edhe xhelozia
Dashuria u vulos.

Kujtojmë sot ato ditë
Kraharori ndien ngrohtësi
Buzëqeshja në fytyrën e rrudhur
Kujtimet na shpalos.

Botuar gusht 2014-09-21
Jeta eshte Dhunti.