>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Unë Dhe Poeti!

Gjysëm xhep i zbrazur
pasioni i zjarrtë
lexuesin ushqen me nektar
pije që deh, natyrën pasuron
ai, shkruan poezi të përjetshëm.

Politikan nuk është, edhe më pakë lypësar
shikjoni
ofron bujari, fisnikëri, burrëri
kurrë nuk do dëgjoni
zbrapsur është nga i shenjti alfabet.

Bota e tij, panjohur për ju është
për jetë mondan kohë të humbas nuk ka,
fletët, rrëmujë në folenë e tij
këtë nuk kuptoni, ju, të shumëzuar barishtor.
Ai
lidh skajet e jetës me mundim shumë
dorë heq nga postet e injorancës,
vend ku janë mbledhur artistët e fitimit
përkulet kurrë jo, endacakëve të demokracisë.

Piramidë, fortesë, kushtrim, dashuri, epsh, ekstazë
poeti është,
i kombit, letërisë, etikës, bashkimit
flamur, pendë e përjetësisë.

Pikturon jetën e juaj
për atdheun dashurinë zgjon,
jeton, bashkëjeton me vuajtjet e juaja
dritëzohet gëzimi kur ju sheh të lumtur
po, është i juaji poeti!