>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

17 Fror Kosovë

Sa do doja paqja te zbret
endet me frymorët
mishëruar me ikonën Dardan
të jetësojmë të lumtur
me engjëllushen mrekulli.

Ëndrroj
Shenjtërin e Përjetësisë
të përqafojmë të bashkuar
në Ndërtesën e KB të Kurorëzuar

Dua te shohë njerëzit të buzëqeshur
posi mëndafshi i punuar me shije shumë
ushqyer me shekuj jemi të të dashurojmë
ty të kjofshim fal Zonjë e Vjetër Kosovë,

Di, ç'bëjmë ne këty
në dheun tonë hyjnor
mbase në vargje kërkojmë
pavarësinë e plotë të shijojmë.

E poetëve pasuria është
thesar që dritën shoqëron
këtu, frymon jetë-dashuria
shkruar me pasion të flaktë
xhevahirin ngjyrosur kemi
me frymëzim brezash
burim ky i kënaqësisë, ekstazës pendë.

U afrova mauzoleumit shqiptar
poezitë të lexoj, shpirtin të qetësoj
matanë detit dëgjuar janë emrat
qetësi, paqe, mbjellin shkronjat e artë.

Ka kohë hapur kam portën e ndjenjave
të kthehem në atdheun tim
fshehur është e tërë dashuria aty
në gjirin tënëd, SHENJTA Kosovë...

KOSOVË, poezi këtë dua përmendsh të mësoj!