Tyran Prizren Spahiu
Valsi Vienez
Opium, salla e vallëzimit
dehja shpirtërore lulëzon
nën tingujt e Danubit Blu
mbështetur kam, ngjitur për trup
vashëzën e melodisë së përkryer
bërë një jam me kreshniken e poezisë.
Nën vatrën e valsit
ndezur flakadanët më ftojnë
lëvizjet fanatike
fryma e princeshës
janë në mua
begatojnë
hapat më shpiejnë drejt parkut
burimi i shadërvanit
përcjell krijesat hyjnorë
zbathur kam tërë imagjinatën
gjethet e mbetura të vjeshtës
përshkojnë trupin tim të etur për të zjarrta puthje.
Trazuar më janë ndjenjat
trupi pulson
ndiej të flaktën dëshirë
pëshpërit
më merr Bohem i Mesnatës!
Emocionuar trupi rrëshkjet
në folenë e nënshtrimit
rrahurat e epshit ftojnë
i yti jam më merr, kalorës i dashurisë!
Ndezur zjarri i oxhakut
shtrirë në lëkurën qengji
perandori kjo e ekstazës
vend ku sundojmë
unë dhe ajo!
dehja shpirtërore lulëzon
nën tingujt e Danubit Blu
mbështetur kam, ngjitur për trup
vashëzën e melodisë së përkryer
bërë një jam me kreshniken e poezisë.
Nën vatrën e valsit
ndezur flakadanët më ftojnë
lëvizjet fanatike
fryma e princeshës
janë në mua
begatojnë
hapat më shpiejnë drejt parkut
burimi i shadërvanit
përcjell krijesat hyjnorë
zbathur kam tërë imagjinatën
gjethet e mbetura të vjeshtës
përshkojnë trupin tim të etur për të zjarrta puthje.
Trazuar më janë ndjenjat
trupi pulson
ndiej të flaktën dëshirë
pëshpërit
më merr Bohem i Mesnatës!
Emocionuar trupi rrëshkjet
në folenë e nënshtrimit
rrahurat e epshit ftojnë
i yti jam më merr, kalorës i dashurisë!
Ndezur zjarri i oxhakut
shtrirë në lëkurën qengji
perandori kjo e ekstazës
vend ku sundojmë
unë dhe ajo!
Komente 0