>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Në Kujtesë

Padashur, si me kazëm
Në kujtesë gërmoj,
Dhe zgjoj ndonjë fantazëm,
Që pluhuri mbuloi!

Si një dritë e shuar,
Që ndizet papritur,
Ti, nga nata mbuluar
Më shfaqesh e ndritur!

S'pandehja, hir'i shuar,
Do më digjte më,
Por ti, me të aguar
Në trup zjarr më vë!

Ndaj stepem ta rrëmoj,
Dhe pak, kohën e vjetër
Kam frikë, mos të zgjoj
Nga gjumi, herë tjetër!