>
LETERSISHQIP

Badantja

Në rradhë jeni vënë moj plaka,
Në stola, të ulura, qëndroni
Përpara ju kalon badantja
Me buzëqeshje, e shoqëroni!

Bashkë, moj plaka, flisni me orë
Badantja nuk ka të sharë
Me gjithë qejf, ju jep një dorë
Ju ka parë, e ju ka larë!

Ju vë krahun, në rrugë, përherë
Kur në këmbë, bëni dy hapa
Ah, badantja nuk ka të blerë
Trajtojeni mirë, moj plaka!