Vaso Dushi
Si Yll, Dashuria
Ti akoma gjumë s'po fle,
Natës rri edhe mendon...
Në qiell të zi, një yll atje
Kujtime të largëta, të zgjon!
Ti rrëmon kohën e shkuar,
Dhe jashtë nxjerr një dashuri
Ashtu si një gur të çmuar
Që toka mban, në thellësi!
Në zemër, ajo mbuluar mbeti
Dhe tok me zemrën, akoma rreh
S'e fshihu koha, as e treti
E gjallë, mer frymë endé!
Sonte zemrën ta trazon,
Si një yll, që ndezur rri
Që nga larg, dhe përgjithmonë
Do shkëlqejë kjo dashuri!
Natës rri edhe mendon...
Në qiell të zi, një yll atje
Kujtime të largëta, të zgjon!
Ti rrëmon kohën e shkuar,
Dhe jashtë nxjerr një dashuri
Ashtu si një gur të çmuar
Që toka mban, në thellësi!
Në zemër, ajo mbuluar mbeti
Dhe tok me zemrën, akoma rreh
S'e fshihu koha, as e treti
E gjallë, mer frymë endé!
Sonte zemrën ta trazon,
Si një yll, që ndezur rri
Që nga larg, dhe përgjithmonë
Do shkëlqejë kjo dashuri!
Komente 0