>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

S'e Prisja

S'e prisja të vinte një ditë si kjo!
Por ja, që erdhi vërtet,
Në zemrën time, u kthye ajo
Si zogu shtegtar, në çerdhen e vet!

S'e prisja të kthehej ajo përsëri,
Mendoja, detet do kish marrë
Në vise të largëta, n'arrati
Harruar kish, folenë e parë!

Por ja, sërish si zjarri vjen
Dhe flakë të tjera, në zemër, s'lë
Kur dielli kthehet edhe shkelqen,
A munden yjtë të ndrisim më?