>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Midis

Në portë të së ardhmes, ti më pret
Por e shkuara, hapat m'i ndal
Ndihem, si peshk, kapur në rrjetë
As i vdekur e as i gjallë!

Agimi që lind, shpirtin ma ndez
Dhe hov e zjarr më sjell në gji,
Kthehet nata, dhe fshin me fshesë
Dhe hov dhe gaz dhe lumturi!

Në vend, me këmbët e gozhduara
As përpara shkoj, as mbrapa
S'më tërheq dot pas e shkuara
Por as më merr para e ardhmja!