Vaso Dushi
Natë Në Shpirt
Dielli hedh rrezet e tij,
Në rrugë, mbi pemë e parqe
Por mua, s'më jep ngrohtësi
Dhe zemra s'më gjen paqe!
Sa herë dielli është shuar
Dhe rindezur, por ç'e do!
Përgjithnjë ka perënduar
Më si diell s'ndizet ajo!
Jeta ime shkëlqim s'gjen,
Edhe zemra s'njeh agim,
Dielli ndrin mbi rrugë e pemë,
Në terr mbeti shpirti im!
S'ma kthen kush prapë dashurinë..
Në rrugë, mbi pemë e parqe
Por mua, s'më jep ngrohtësi
Dhe zemra s'më gjen paqe!
Sa herë dielli është shuar
Dhe rindezur, por ç'e do!
Përgjithnjë ka perënduar
Më si diell s'ndizet ajo!
Jeta ime shkëlqim s'gjen,
Edhe zemra s'njeh agim,
Dielli ndrin mbi rrugë e pemë,
Në terr mbeti shpirti im!
S'ma kthen kush prapë dashurinë..
Komente 0