>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Ajo

Kur e sheh, që rrugës del
Atje, ku hije bëjnë plepat
I dashuruar, syrin ia shkel
Ajo të sheh nga xhepat!

C'i shkon pas, edhe shpreson
Që zemrën t'ia fitosh
Sytë s'ti hedh, as të shikon
Po i pate xhepat bosh!

C'të të them, o miku im
Kështu është ajo, sic e sheh!
Zemrën e saj, dashurinë
Vetëm me para e ble!