>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Poezitë

Unë poezi shpesh të shkruaj,
Fshehurazi, ti hedh nën derë,
Por ti mos i gris, mos u druaj,
Ti lexosh ndonjëherë!

Oh, aspak s'kam shpresë, e di
Ti ndonjë tjetër do të gjesh,
Por prapë, më jep kënaqësi,
Me poezitë e mia, te flesh!