>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Pas Ndarjes

S'ka asgjë, përtej dritares
As hëna s'ndrin, vec errësirë,
S'ka dritë jashtë.., pas ndarjes
E gjithë bota më është nxirrë!

Brenda muresh, mbyllur rri
Si një plagë, shpirti më dhemb,
Jeta që më kish aq lumturi
Befas në një cast m'u shemb!

"Shih-më thonë-vajza të tjera
Se gozhda me gozhdë del...
Cdo gjë kalon, e merr era
Kushedi e nesërmja c'sjell!"

Pas vajzash, sytë më mbetën
Por s'pashë një tjetër si ajo,
Kur humba atë, humba jetën
Përtej dritares s'kam ctë shoh!