>
LETERSISHQIP

Brirët

Për gruan tënde të bukur, shpesh
Nga njerëzit fjalë më vijnë në vesh,
Se ka bredhur e të ka tradhtuar
Brirë të ka vënë, pa e kuptuar!

Kur për dore ju ecni në qytet,
Për ty, dhimbje ndjej vërtet,
S'kupton, me ato brirë, që ke
Dhe një dem, e shtrin përdhé!