>
LETERSISHQIP

Një Laps Mora...

Një laps mora, për të shkruar
Por s'di, as vetë, nga t'ia filloj
Në shpirt, ndjenjat më janë trazuar,
S'të them dot:të dashuroj!

Gënjej, "të dua"po të të them,
Por as "s'të dua", s'kam për të shkruar!
Mundohem i sinqert të jem..,
Dhe lapsi hesht nëpër duar!

Ulem të shkruaj, por s'më shkruhet!
Lapsin e theva...e hodha tej!
(Një laps i ri do të më duhet
Po qe se mëndje kthej..!)