>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Një Shok

Fjalët e tij, si fletë, shpirtin ma tundin
Veshëve të mi, s'doja t'u besoja:
"-E pashë, cdo të thotë, të kapësh fundin,
Vetes, mu në tëmth, doja ti qëlloja!"

I trembur, se mos bënte ndonjë hata,
I thashë, dicka, të lexuar në rini:
"-Kur jeta e pashpresë, të të duket vëlla,
Patjetër, do të ndodhë, ndonjë mrekulli!"