>
LETERSISHQIP

Kudo Që Të Jesh

S'di, në parajsë a do të vesh!?
-Mëkate ke bërë me siguri!-
Apo pasi në gjumë të flesh,
Në ferr do zgjohesh...kushedi!?

S'di, parajsa dyert do ti hapë,
Apo brenda do mbyllesh ne ferr?
Kudo që të jesh, unë fjalën të jap
Do vij të të shoh ndonjëherë!