>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Vajzat

Nga mëngjezi gjer në darkë,
Na shkon jeta, pa kuptim,
Ndonjë vajzë, na jep ndopak
Kënaqësi edhe gëzim!

Se kësaj jete, helm e vrer
S'ia pamë frutin...
Por, të paktën, ndonjëherë
Ndonjë vajzë e puthim!

Se e dimë, që kot rrojmë
Vec hije bëjmë mbi dhè,
Po kur ndonjë vajzë shtrëngojmë,
Te gjallë, ndihemi dhe ne!

Sa herë themi:u mbush kupa!
Truri na ikën, si të marrët
Por na frenojnë këto cupa,
Që të mos presim damarët!