Vaso Dushi
Mjaft Të Presësh Në Jetë!
Si natë jeta, për cudi
Asnjë yll, për ty nuk ndez
Dhe s'kupton, ky fat i zi
Përse ty, të ra në pjesë?
Jeta sikur të la mënjanë,
Dhe zhgënjime plot të bie
Zemra jote, në vetmi qan
Mbytur nga dhimbje dashurie!
Por pastaj sheh, që si hije
Në portë fati të troket,
Kthehet, në gjunjë të bie:
Me ty isha i padrejtë!
Dhe befas jeta kthen fletë,
Ngjallet diku një shpresë
Një yll ndizet për ty shpejt
Fati sërish të buzëqesh!
Një dorë e padukshme con,
Cdo gjë në vendin e vet
Bota përreth faqe ndryshon...
Mjaft që të presësh në jetë!
Asnjë yll, për ty nuk ndez
Dhe s'kupton, ky fat i zi
Përse ty, të ra në pjesë?
Jeta sikur të la mënjanë,
Dhe zhgënjime plot të bie
Zemra jote, në vetmi qan
Mbytur nga dhimbje dashurie!
Por pastaj sheh, që si hije
Në portë fati të troket,
Kthehet, në gjunjë të bie:
Me ty isha i padrejtë!
Dhe befas jeta kthen fletë,
Ngjallet diku një shpresë
Një yll ndizet për ty shpejt
Fati sërish të buzëqesh!
Një dorë e padukshme con,
Cdo gjë në vendin e vet
Bota përreth faqe ndryshon...
Mjaft që të presësh në jetë!
Komente 0