>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Si Ëndërr E Keqe!

Dridhet, zemër e saj, në gji
Si zog i trembur, në kafaz
Nëpër natë, mos është ai
Që puthet, me tjetër vajzë?

Krejt e zbehur, pa fuqi
Sytë thellë, i ngul në terr
Dhe kupton, që është ai
Që tjetër, mban në prehër!

Dhe mallkon fatin e saj,
Jetën, e tëra një zhgënjim
'mori fund' mendon pastaj
Dhe zhytet në dëshpërim!

I duket, syri e mashtron
Errësira, e fut në kurth
Jo, s'është ai që dashuron
Atje tej, që tjetër puth!

Do desh, të zgjohej nga një gjumë
Me ëndërra të këqija,
E të thosh, e lumtur shumë:
Gjallë qenka dashuria!