>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Të Ndarë Në Shtëpi!

Derën me çelës mbyllje çdo natë,
Kishe frikë mos të hyja në dhomë
Unë i bija shtëpisë poshtë e lart,
Në dhomën tjetër flija vonë!

Në sy të botës, silleshim si dikur
Akoma ndonjë buzëqeshje më dhuroje
Por natës, në gjumë, na ndante një mur,
Derën e dhomës, ta mbyllje s'harroje!

Gjithnjë e më tepër, larg më rrije
Në shtëpi u zumë, dhe gjaku m'u ndez
Nga frika u drodhe, dhe dhomën ku flije
Bosh e gjeta, pa ty, një mëngjes!