>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Derë E Mbyllur

Zemra ime, si dorë troket
Por dera jote, mbyllur rri
Në prag, askush s'më pret
S'më përgjigjet asnjeri!

S'kërkoj unë, tënden mëshirë
Për herë të fundit, po të ngas
Jo aspak, si qen të mirë
Pas porte lidhur do më mbash!

Se shuhet veç një prush,
Në zemrën e përflakur..,
Po s'më deshe, tjetërkush
Derën ma mban hapur!

Por nesër në m'u lutsh
Të kthehem prapë tek ti,
Sot derën në ma mbyllsh
Harromë ti përgjthnji!