Vaso Dushi
Zemër E Verbuar
Zemra që dikur për ty,
U çmend, e dashuruar
Të shikonte, s'kishte sy
Pas të ndiqte, e verbuar!
Nuk di, vallë dashuria
Për sytë, a ka nevojë?
Sikurse në gjumë të bija
Sytë ç'më duhen të shikoj?!
Por a ka ndonjë që s'sheh
Edhe sytë s'i do prapë?!
Zemër e verbër, për ty rreh
Por pa ty, s'bën dot një hap!
Ndjenjat e përpijnë si lumi,
-Dashuria, gjumit i ngjet-
Kur sytë hap, pas një gjumi
Shteren edhe ndjenjat vetë!
Me sy të shuar a të gjallë,
Si kafaz, është dashuria
Kush shikimin hedh vërdallë
Sheh që jashtë pret liria!
U çmend, e dashuruar
Të shikonte, s'kishte sy
Pas të ndiqte, e verbuar!
Nuk di, vallë dashuria
Për sytë, a ka nevojë?
Sikurse në gjumë të bija
Sytë ç'më duhen të shikoj?!
Por a ka ndonjë që s'sheh
Edhe sytë s'i do prapë?!
Zemër e verbër, për ty rreh
Por pa ty, s'bën dot një hap!
Ndjenjat e përpijnë si lumi,
-Dashuria, gjumit i ngjet-
Kur sytë hap, pas një gjumi
Shteren edhe ndjenjat vetë!
Me sy të shuar a të gjallë,
Si kafaz, është dashuria
Kush shikimin hedh vërdallë
Sheh që jashtë pret liria!
Komente 0