>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Jo Gjithnjë...

Jo gjithnjë, mbi trupin tënd do bie,
Dhe, si dikur, të ngopur s'do të kem
Po zë të shuhet, kjo flakë dashurie
Dhe shpejt, lamtumirë do të them!

Jo gjithnjë, mund të rrimë zgjuar
Do vijë ora, të biem dhe në gjumë
Mjaft, të shtrëngova nëpër duar
Po largohem, të fle edhe unë!