>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Ç'të Pres Më!

Ditët rrjedhin pa kuptim,
Të zbrazëta, ashtu kot
Mbaj afër një mikun tim,
Tok pijmë ndonjë gotë!

Krejt monotone jeta rrjedh:
Era njësoj fletët tund,
Qielli, si lotë, shiun derdh
Me pika të vogla, të pafund!

I them vetes, kot më kot:
'prit dhe pak!kij durim'
Por ç'të pres, nga kjo botë?!
Shumë e kam, dhe mikun tim!