Vaso Dushi
Thërrimet E Tjetrit
Një tufë zogjsh, pashë me sy
Kur u turrën mbi thërrime,
Kështu u hodhën djemtë mbi ty,
Kur të lashë, moj mikja ime!
Kush në dorë të të shtinte,
-Sikur një luftë u ndez-
Kush, në gjirin tënd, të binte
Të të puthte sytë e zezë!
Si të uritur, pas teje vajtën
Kur të thashë:ik, moj mikja ime!
Nuk di pse, si zogj, më ngjajtën
Që mbushnin barkun me thërrime!
Kur u turrën mbi thërrime,
Kështu u hodhën djemtë mbi ty,
Kur të lashë, moj mikja ime!
Kush në dorë të të shtinte,
-Sikur një luftë u ndez-
Kush, në gjirin tënd, të binte
Të të puthte sytë e zezë!
Si të uritur, pas teje vajtën
Kur të thashë:ik, moj mikja ime!
Nuk di pse, si zogj, më ngjajtën
Që mbushnin barkun me thërrime!
Komente 0