Vaso Dushi
Tradhtia
Nga gjumi, si në faj, u zgjove,
Mëndja të shkoi te tradhtia...
Mos ndoshta, me tjetër shkove
Vetëm se të pushtoi mërzia?
Mos të ndezi ndonjë djalosh,
Sa humbe mëndjen e kokës?!
A të joshi një bukurosh
Sa ta ndjekësh në fund të botës!?
Cili të bleu me pasuri,
Zemrën në kurth ta zuri?
Kush të lidhi me dashuri
Në duar, prangat ti vuri..?
Kush e ka në gjak tradhtinë,
S'pyet as për zinxhirrë,
Do e gjejë një shteg, një vrimë
Për të qenë e lirë!
Gjarpëri që ka helmuar,
Do helmojë përsëri
Zemra që ka tradhtuar,
Prapë do bëjë tradhti!
Mëndja të shkoi te tradhtia...
Mos ndoshta, me tjetër shkove
Vetëm se të pushtoi mërzia?
Mos të ndezi ndonjë djalosh,
Sa humbe mëndjen e kokës?!
A të joshi një bukurosh
Sa ta ndjekësh në fund të botës!?
Cili të bleu me pasuri,
Zemrën në kurth ta zuri?
Kush të lidhi me dashuri
Në duar, prangat ti vuri..?
Kush e ka në gjak tradhtinë,
S'pyet as për zinxhirrë,
Do e gjejë një shteg, një vrimë
Për të qenë e lirë!
Gjarpëri që ka helmuar,
Do helmojë përsëri
Zemra që ka tradhtuar,
Prapë do bëjë tradhti!
Komente 0