>
LETERSISHQIP
Vaso Dushi

Perëndim S'njeh

Dielli do shuhet krejt,
Do e humbë shkëlqimin,
Por ti do ndrish përjetë,
S'e njeh perëndimin!

Çdo gjë që lind, thuhet
Një ditë, do të vdesë
Por zjarri, në shpirt, s'shuhet
Më s'fiket, po u ndez!

S'humbet tëndi shkëlqim
Ti perëndimin s'njeh,
Në shpirt akoma ndrin
Kur dielli tej u fsheh!