Vaso Dushi
Peshkatari
Hidhe kallamin, or mik,
Në grep ndonjë peshk do zësh!
Dil, dhe buzë lumit ik
Mes mureve ç'do bësh?
Dil, or mik, që në mëngjes
Mos shko klubeve, mes llumit
Rrugën merre, pyllit përmes
Atje zbrit, në breg të lumit!
Në lumë grepin e vërvit,
Rrjedhë e ujit, tapin lëkund
Mbi majë të malit, dielli ndrit
Mbi ty, pema fletët tund!
Peshku në kurth bie lehtë,
Kallamin e ngre, i gëzuar...
Kështu, or mik, edhe në jetë
Grepin hidh, për një sy shkruar!
Në grep ndonjë peshk do zësh!
Dil, dhe buzë lumit ik
Mes mureve ç'do bësh?
Dil, or mik, që në mëngjes
Mos shko klubeve, mes llumit
Rrugën merre, pyllit përmes
Atje zbrit, në breg të lumit!
Në lumë grepin e vërvit,
Rrjedhë e ujit, tapin lëkund
Mbi majë të malit, dielli ndrit
Mbi ty, pema fletët tund!
Peshku në kurth bie lehtë,
Kallamin e ngre, i gëzuar...
Kështu, or mik, edhe në jetë
Grepin hidh, për një sy shkruar!
Komente 0