>
LETERSISHQIP
Veron Hoxhaj

Biberoni I Tmerruar

Për mbi det një biberon,
Shpëtuar nga buzë e njomë.
Nga gomonia e mallkuar,
Mbi Otranto ka shpëtuar.

Vala e detit u bë mal,
E rrembeu foshnjen ëgjall,
Qielli veshur në ngjyrë vjollcë,
Vetetinte dhe gjimonte.

Edhe peshku dhëmbë sharrë,
Se ngacmojë foshnjën e ndarë,
E uli me lehtesi,
Në fundin e detit të zi.

Foshnja ngeli në fund të detit,
Se haron lapsi poetit,
Se haron as Shqiperia,
Tragjedinë nga Italia.

Asnjiherë s'do ta harroj,
Unë po shkruaj e lotoj,
Biberonin e tmerruar,
Në anë të detit i vetmuar.