>
LETERSISHQIP
Veron Hoxhaj

Mall

A teje tej në një kodrinë
Ku ka mbirë lule beharit
U ula dhe un për brinjë
Të shkruaj rreshtat e mallit

O moj ti toka anëtare
Pse moj pse nuk më le rehat
Me godet në deje gjaku
Kukumjaçkë po rri mbi shtrat.

Ëmbëlsinë e tokës mëmë
Shpirti ma kërkon ne jetë
Këtu në token e mërgimit
Si pjalmin qe kërkon një bletë.

Toka mëmë e lashtësisë
An dhe mban e kombit tim
Me rri thurur e malluar
Si gjalmi qe rri ne shtizë.