Viktoria Xhako
Mos, Të Lutem...
Mos më shih sypikëlluar,
Mos ma zgjat dorën nga larg,
Mos më nis rënkim të dhimbshëm,
Jam shumë larg e dot s’e kap.
Mos m’i njom buzët e thara,
Mos më bëj pak fresk në zheg,
Mos, të lutem, lëre mallin,
Jam shumë larg, në shpirt më prek.
Mos më nis kujtim të hershëm,
Mos ma thyej burgun tim,
Mos vrapo mbi krahë valësh,
Jam shumë larg, jam pa kthim.
Kur të jesh buzë detit të kaltër,
Kur të jetë ajri krejt i bardhë,
Më nis, të lutem, lotin e pastër,
Atë do pres, do pres me mall!!!
Mos ma zgjat dorën nga larg,
Mos më nis rënkim të dhimbshëm,
Jam shumë larg e dot s’e kap.
Mos m’i njom buzët e thara,
Mos më bëj pak fresk në zheg,
Mos, të lutem, lëre mallin,
Jam shumë larg, në shpirt më prek.
Mos më nis kujtim të hershëm,
Mos ma thyej burgun tim,
Mos vrapo mbi krahë valësh,
Jam shumë larg, jam pa kthim.
Kur të jesh buzë detit të kaltër,
Kur të jetë ajri krejt i bardhë,
Më nis, të lutem, lotin e pastër,
Atë do pres, do pres me mall!!!
E diel 1 gusht 2010 ora 12:00
Komente 0