Viktoria Xhako
Më Prit
Më prit, më the, tek stoli ynë,
Si puhizë të vij nga pas.
Sytë me pëllmbë t’i mbyll lehtë,
Fluturën e puthjes ta jap me gaz.
Mos u frikëso, më the, nga duart,
Butësinë e tyre ti e njeh mirë.
M’u kujtua ajo kohë e largët,
Kur prekja m’u mbështet në qafë me dëshirë.
Po ti... nuk erdhe!!!
Më prit, më the, në ëndrrën e gjumit,
Mbulesën do ngre, të të rri pranë,
Në qoshen e buzës do të le një puthje,
E do largohem qetësisht pastaj.
Unë prita ta ndiej erën mashkullore,
Me krahët rreth qafës të të shtrëngoj në gji.
Po ti, përsëri më mashtrove, nuk erdhe.
Dhe ëndrrën ma dogje, ma ktheve në hi!!!
Si puhizë të vij nga pas.
Sytë me pëllmbë t’i mbyll lehtë,
Fluturën e puthjes ta jap me gaz.
Mos u frikëso, më the, nga duart,
Butësinë e tyre ti e njeh mirë.
M’u kujtua ajo kohë e largët,
Kur prekja m’u mbështet në qafë me dëshirë.
Po ti... nuk erdhe!!!
Më prit, më the, në ëndrrën e gjumit,
Mbulesën do ngre, të të rri pranë,
Në qoshen e buzës do të le një puthje,
E do largohem qetësisht pastaj.
Unë prita ta ndiej erën mashkullore,
Me krahët rreth qafës të të shtrëngoj në gji.
Po ti, përsëri më mashtrove, nuk erdhe.
Dhe ëndrrën ma dogje, ma ktheve në hi!!!
E mërkurë 14 qershor 2010 ora 11:00
Komente 0