Viktoria Xhako
Blu Sytë E Statujës
Rrudhur mollëzat gishtërinj gjak plasur,
Rrjedhin kur prek tëmthin e fjetur,
Dhimbshëm thërrmoj mendimet e kalbura,
Pluhur historie mbi papirus të vjetër.
Atë mesditë, i dashur, rruga eci për në kafene,
Statuja blu me sy fëminorë, na pa,
Guiti, guiti nga puthja jonë.
Qau,
Kur duart më preku.
Me lot të bardhë më lau thonjtë e gjakosur,
Shqyerjes së kraharorit të mashtrimit të shekullit,
Ngjitjes së mundimshme, mbi kurriz të globit,
Me zemrën anemike dhe gurin e rëndë mbi supe...
Në hon për ta hedhur.
Pëllëmbët e tua mbi faqet e mia zjarr,
Që frymë tjetër s’i ka prekur ndonjëherë,
Më shndërrojnë krejt në të blertë, të kaltër, të ajërt...
***
Sytë fëminorë të statujës blu në kafene na buzëqeshin.

E mërkurë 18 shtator 2013 ora 10:30
Komente 0