Viktoria Xhako
Kësaj Nate...
Zbres në kopsht kësaj nate me hënë,
Një qoshk dashurie kam ngritur aty,
Endem, të të prek aromës së luleve,
Sa shëmtohet, i dashur, kjo bukuri pa ty.
Puthjen e vetme të mesditës në pranverë,
E ndiej të nxehtë, e prek të kuqe, flakë,
Ti më flet kaq pranë, në këtë skaj ëndrre,
Ne të dy dhe terri sërish vallëzojmë... bashkë.
Çastin jetojmë, etjes përvëluar,
Ti, ti, kaq ëmbël kohën e kthen "dikur",
Kur shpirtrat drithëruar buzëve çelën lule,
Sytë, nisën të flasin, si s'kishin folur kurrë.
Kësaj nate mistere humbur, unë i besoj
Shpirtit tënd. Asgjë nuk është zhdukur!

E enjte 11 prill 2013 ora 00:45
Më shumë nga Viktoria Xhako
Komente 0