Viktoria Xhako
Më Ndihmo, I Dashur!
Më ndihmo, i dashur, të kthehem në shtëpinë time,
Nga shtegtimi im i shkurtër,
Rrugë thyer e shtigje munguar.
Nuk më thanë se kalim për mua nuk do të ketë,
Se guralecët do të merrnin rrokullimën,
Do më tërhiqnin pas vetes,
Në këtë të tatëpjetë thikë,
Për këmbët e mia të njoma numër vogël,
Në kërkim të lumturisë.
M’i ndotën këpucët e bardha,
Kopsat e fustanit m’i këputën,
Mes turmave të kuqe ma hodhën virgjërinë.
Të lutem, i dashur, qëndro para meje,
Mbulomë dashurisht me hijen tënde të madhe
Prej zezonit breshër që më derdhin hijenat,
Demonët e kohëve moderne.
Ndihmomë, i dashur, të kthehem në shtëpinë time.
Por, atë shamí ravijëzuar me buzët e mia,
Ruaje diku.
Atje ku një rreze drite do ta prekë njëherë,
E ajo do të të flasë me zërin tim.
Sytë e mi do të shohësh mbi të,
Të tharë nga erërat e tërbuara,
Që bukurinë e shpirtit qepin me pe të zi.
Paqe, i dashuri im!
Mjegulla mërí po largohet drejt veriut,
Vesa mbi petalin tonë, që po tretet dalngadalë,
Të thotë ta kujtosh puthjen e nxehtë
në ashensorin me mure drite.
Unë po shkoj tani,
Pa e tërhequr kanatin e fundit,
Të dritares së fundit,
Si e vdekura Julí.
Paqe për të gjithë,
Për ne,
Për ty,
D., 1) i dashuri im!
1) Dritë, Diell, Dashuri

E shtunë 11 prill 2015 ora 23:59
Më shumë nga Viktoria Xhako
Komente 0