Trishtim I Bardhë
Si loti në dënesën e pafajshme të fëmijës,
Trishtimi im i butë, delikat, i bardhë,
S’ka dhëmbë, kthetra, as urrejtje.
Sy lufte askurrë nuk ka parë.
Nuk ka çaponj të zinj për t’ia shkulur,
As grushte mbushur me urrejtje e mllef,
Që llavë herezie derdhin mbi flokë njerëzish.
Prandaj, thashë, ngjyrën më tepër mos ia zbeh.
Ngujuar brenda mureve të kuqe të vetvetes,
Lërja aty rrënjët, të lutem, atij bisku të brishtë,
Jepi pak ngrohtësi, po munde, me tepricën e tepërt,
Edhe pse ngushëllim i verdhë, pa bukë, natyrisht.

E enjte 5 dhjetor 2013 ora 16:30
Më shumë nga Viktoria Xhako
- Takohemi Në Qiell
- Pres Të Vijë Nesër
- Do Ta Thyej Këtë Të Nëmur Pasqyrë!
- Edhe Pse E Di...
- Degë Molle...
- Zemër E Kuqe
- E Bardhë
- Ajo Letër, Që Nuk Erdhi Kurrë
- Takimi I Parë
- S’Di Pse Syri M’U Përlot
- Në Ditarë Të Pashkruar
- Heshtje Kanceroze
- Në Lotin E Kthjellët
- Harrove Kalendarin
- Fluturoj Drejt Lindjes
- Një Degë Borziloku
Komente 0