Viktoria Xhako
Më Fal Që Të Desha, O Prill I Stinës Së Pestë!
Poemth për vete e të tjerë
Prilli im i STINËS SË KALTËR,
Lule çelur miturisht rrugëve të blerta
Aromë hiresh veshur me dritë,
Kujtoji flokët e mi të kafenjtë,
Kur m’i harliste era,
Sikur më zbriste nga retë
Pranë melodisë shkëlqimtare të syve të tij të plotë
Shkruar në buzë
Si zjarr përvëlues ndezur në dy kraharorë.
Kujtoje
Përqafimin e STINËS SË KUQE
Me krahëbardhat dëshira të ndritshme,
Që shpirtin çmerítin,
Kur fshehtësisht më tha me frymë:
Ti je! E kam ditur!
Habia e ngrohtë e petaleve,
Zemrën ma përkundi,
Shtyrë nga puhizat ëndrra flakëruese:
"Paolo e Françeska" 1).
Ç’faj bëra që e desha?
Ah! STINA E AJËRT na mbuloi djallëzisht,
Që malli të frymonte nën tinguj të vdekur,
Rrënjë burgosur vetmisë së përgjakur.
Që vlimi i vullkanit të ndjenjave
Të përvëlonte vetveten.
I ngriu pëshpërimat, premtime nate, pa agim.
Atë më të ngrohtën, më të butën, më përkëdhelësen, të kaltrën, të kuqen…
Si fytyra e vërtetë e dashurisë dhe trupi i saj,
E thërrmoi.
Kokrrizat nga gjuha u rrokullisën,
Plagë krijuan nën psherëtimat e zbathura.
...
Më fal, prill, që të desha!!!
...
Ne, shtegtarë të përhershëm, me ajrin puthemi tani,
Shiu i mendimeve na pluhuros nga pak,
Brenda mjegullnajës me emrin tim.
Më fal, përsëri!
Midis tokës e qiellit, në këtë STINË TË BETONUAR,
Jemi: unë, ti, njerëzit, të gjithë.
Kaltërsia përjetësisht na lë mbi supe,
Sinqeritetin tonë të bardhë, borë prilli.
Gotën e ofruar nga dora e besimit,
Buzët e mia, ngjitur tek refreni: Falmë që të desha,
Nuk e pijnë dot!
Shikomë, o prill i STINËS SË PESTË,
Që luan vallen e luleve të vdekura,
Unë po të shpalos vetveten
Nën tingujt e dhimbjeve buzëmekura.
1)Paolo Malatesta e Françeska da Rimini
Dante Aligieri "Komedia hyjnore"
Lule çelur miturisht rrugëve të blerta
Aromë hiresh veshur me dritë,
Kujtoji flokët e mi të kafenjtë,
Kur m’i harliste era,
Sikur më zbriste nga retë
Pranë melodisë shkëlqimtare të syve të tij të plotë
Shkruar në buzë
Si zjarr përvëlues ndezur në dy kraharorë.
Kujtoje
Përqafimin e STINËS SË KUQE
Me krahëbardhat dëshira të ndritshme,
Që shpirtin çmerítin,
Kur fshehtësisht më tha me frymë:
Ti je! E kam ditur!
Habia e ngrohtë e petaleve,
Zemrën ma përkundi,
Shtyrë nga puhizat ëndrra flakëruese:
"Paolo e Françeska" 1).
Ç’faj bëra që e desha?
Ah! STINA E AJËRT na mbuloi djallëzisht,
Që malli të frymonte nën tinguj të vdekur,
Rrënjë burgosur vetmisë së përgjakur.
Që vlimi i vullkanit të ndjenjave
Të përvëlonte vetveten.
I ngriu pëshpërimat, premtime nate, pa agim.
Atë më të ngrohtën, më të butën, më përkëdhelësen, të kaltrën, të kuqen…
Si fytyra e vërtetë e dashurisë dhe trupi i saj,
E thërrmoi.
Kokrrizat nga gjuha u rrokullisën,
Plagë krijuan nën psherëtimat e zbathura.
...
Më fal, prill, që të desha!!!
...
Ne, shtegtarë të përhershëm, me ajrin puthemi tani,
Shiu i mendimeve na pluhuros nga pak,
Brenda mjegullnajës me emrin tim.
Më fal, përsëri!
Midis tokës e qiellit, në këtë STINË TË BETONUAR,
Jemi: unë, ti, njerëzit, të gjithë.
Kaltërsia përjetësisht na lë mbi supe,
Sinqeritetin tonë të bardhë, borë prilli.
Gotën e ofruar nga dora e besimit,
Buzët e mia, ngjitur tek refreni: Falmë që të desha,
Nuk e pijnë dot!
Shikomë, o prill i STINËS SË PESTË,
Që luan vallen e luleve të vdekura,
Unë po të shpalos vetveten
Nën tingujt e dhimbjeve buzëmekura.
1)Paolo Malatesta e Françeska da Rimini
Dante Aligieri "Komedia hyjnore"
E mërkurë 25 nëntor 2015
Më shumë nga Viktoria Xhako
- A Do Të Vijë Pranverë?
- Në Studion E Shpirtit Tënd
- Një Puthje Rrëzuar Në Asfalt
- Fjala Jote
- Bluja E Syve Te Tu
- Botë Memece
- Gjithkund Fllad Blu
- Zambaku I Bardhë
- Dëshmi E Vetme
- Heshtje Kanceroze
- Udhëkryq Me Emra Të Ajërt
- Në Lotin E Kthjellët
- Një Petël Trëndafili Mbeti Harruar
- Mallin, Pse E Bere Dallge?
- Më Ndihmo, I Dashur!
- Gjumin Ma Paske Marrë!
Komente 1